Fitojnë edhe pse nën sulm, katër gjigantët e teknologjisë publikojnë fitimet e jashtëzakonshme

E Premte  31 Korrik 2020 11:38 |
Fitojnë edhe pse nën sulm, katër gjigantët e teknologjisë publikojnë fitimet e jashtëzakonshme

Katër gjigantët amerikanë të teknologjisë shtuan një vlerë tregu të kombinuar prej 250 miliardë dollarë, u raportua të enjten, vetëm pak orë pasi liderët e tyre u akuzuan në një seancë dëgjimore për abuzimin me dominancën globale.

Apple Inc, Amazon.com Inc, Facebook Inc dhe kompania prind e Google, Alphabet Inc postuan fitimët e tyre, të cilat i tejkalonin pritshmëritë e analistëve.

Aksionet e tyre tashmë janë edhe më të larta.

Me një shitje të kombinuar prej 200 miliardë dollarëshe nga prilli në qershor, kompanitë vërtetuan se jo vetëm po mbijetojnë në pandemi, por po lulëzojnë.