Eksperienca e re e Facebook Messenger për shikimin e videove

E Marte  15 Shtator 2020 13:06 |
Eksperienca e re e Facebook Messenger për shikimin e videove

Ditën e Hënë Facebook lançoi një opsion të ri në Messenger ku miqtë dhe familja mund të shohin së bashku videot përmes Messenger.

Funksioni i quajtur “Watch Together” funksionon me çdo përmbajtje video në Facebook Watch përfshirë programe, ngarkimet e përdoruesit, përmbajtjet e krijuesve, transmetimet live dhe videot muzikore.

Në momentin e debutimit kjo eksperiencë mund të përdoret me deri në 8 persona në aplikacionin mobil Messenger dhe 50 persona përmes Messenger Rooms.

Për të përdorur funksionin përdoruesit duhet:

Të jenë në një video thirrje
Të jenë në një Messenger Room
Aktualisht ofrohet vetëm për iOS dhe Android tha Facebook. Sipas rrjetit social çdo ditë në Messenger realizohen 150 milionë video thirrje dhe njerëzit i dërgojnë njëri-tjetrin 200 milionë video.

Konsumi i përbashkët i videove është bërë shumë popullore. Netflix, Hulu, Amazon, Twitch të gjithë e ofrojnë një gjë të tillë.

Për ta përdorur opsionin:

Tërhiqni nga poshtë lart gjatë një video thirrjeje
Do tu shfaqen disa opsione ndërsa duhet të klikoni mbi opsionin e ri Watch Together
Facebook do tu sugjerojë video por ju mund të shfletoni kategoritë ose të kërkoni një video specifike.

Më shumë rreth