Bie Fortnite, lojtarët mendojnë se janë dëbuar

E Marte  15 Shtator 2020 11:48 |
Bie Fortnite, lojtarët mendojnë se janë dëbuar

Fortnite shkaktoi probleme të shumta tek ata përdorues të cilët u përpoqën të qasen në lojë ditën e Hënë.

Kompania lëshoi nj paralajmërim ndërsa nisi hetimin e problemeve të cilat u adresuan vetëm rreth 00:09 me orën tonë lokale.

Gjatë kohës që vijonin problemet, disa lojtarët po shikonin mesazhe ku u thuhej se nuk kanë leje për të luajtur.

Kompania tha se ata që shohin këto mesazhe nuk janë përjashtuar nga loja po është thjeshtë pasojë e problemeve që po kalonte Fortnite.

Në raste të tjera kur të përjetoni probleme të ngjashme ju rekomandojmë të ndiqni llogarinë e Statusit të Fortnite në rrjetin social Twitter.

Kohët e fundit kompania nuk pasur probleme me ndërprerje të mëdha por që është përfshirë në një situatë kontroverse me Apple dhe Google. Aplikacioni është dëbuar nga dyqanet respektive sepse implementoi një sistem të vetin të pagesave duke rënë në kundërshti me politikat e App Store dhe Google Play Store. 

Më shumë rreth