Trajneri i Argjentinës tregon nëse Messi do të largohet nga Barca

E Premte  14 Shkurt 2020 08:19 |
Trajneri i Argjentinës tregon nëse Messi do të largohet nga Barca

Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, beson se kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, ndihet shumë rehatshëm te kampionët e La Ligas.

Messi dhe e ardhmja e tij kanë qenë temat kryesore të diskutimit, që nga dalja publike e Eric Abidal, që kishte kritikuar lojtarët për qasjen ndaj trajnerit Ernesto Valverde.

Abidal gjatë një interviste për ‘Sport.es’, kishte deklaruar se lojtarët e Barcelonës nuk u angazhuan maksimalisht nën drejtimin e Valverde, duke çuar në shkarkimin e tij. Kjo deklaratë e francezit ishte shkas i shumë spekulimeve për të ardhmen e Messit në ‘Camp Nou’.

“Unë e shoh atë që duket mirë”, ka deklaruar Scaloni.

“Një ditë tjetër, kundër Real Betis, ai ishte lojtari më i mirë në fushë pa shënuar. Ai ndihmoi dhe mori pjesë në secilën mundësi”.

“Unë nuk shqetësohem aspak. A është i qetë, është i qetë në ekipin kombëtar dhe Barcelonë”.

Më shumë rreth