Tifozët e Manchester City-it tërbohen për fanellën e tretë: Si për koronavirus!

E Premte  22 Maj 2020 21:31 |
Tifozët e Manchester City-it tërbohen për fanellën e tretë: Si për koronavirus!

Manchester City bëhet gati për sezonin e ardhshëm edhe në aspektin e marketingut, por gjërat nuk kanë shkuar aspak si kishin menduar në klubin e Citizens.

Faqja e specializuar “Footy Headlines” ka zbuluar para kohe fanellën e tretë të Manchester City, duke i bërë tifozët e klubit anglez të shpërthejnë në rrjetet sociale.

“Kjo është gjëja më e keqe që kam parë ndonjëherë”, “Fanellë për Koronavirus”, “Nuk mund të jetë reale”, “Kreativiteti këtu nuk hyn fare. Jemi tek çmenduria” ishin disa nga komentet më pikante të shfaqura në rrjet.