Serie A: Protokolli për ndeshjet do të jetë gati më 28 maj

E Premte  22 Maj 2020 11:55 |
Serie A: Protokolli për ndeshjet do të jetë gati më 28 maj

Italia po vazhdon të punojë në planet për rifillimin e sezonit në Serie A.

Kampionati italian vazhdon të jetë i suspenduar, pas përhapjes së pandemisë Covid-19, por, planet tashmë kanë filluar të përpilohen për rifillimin e sezonit.

Pritet që më 12-20 qershor të rinis kampionati italian, por ka akoma gjëra të pazyrtarizuar, përfshirë edhe vet datat.

Një nga gjërat që duhet të zyrtarizohet është edhe protokolli për ndeshjet, i cili sipas Serie A, do të publikohet deri më 28 maj.

‘Corriere della Sera’ shkruan se FIGC do të studiojë protokollin për ndeshjet ndryshe nga protokolli për stërvitjet, transmeton lajmi.net.

Më pas, protokolli do t’i dorëzohet qeverisë për shqyrtim, dhe kjo pritet të bëhet gjatë javës tjetër (e enjte).

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi, i cili pra pritet të arrijë deri më 28 maj më së largu. 

Më shumë rreth