Hertha shktërron Unionin në derbin e Berlinit

E Premte  22 Maj 2020 23:14 |
Hertha shktërron Unionin në derbin e Berlinit

Derbi berlinez shkon per Herthan, që mposhti në stadiumin e saj skuadrën e Unionit në shifrat 4-0.  Pjesa e pare u zhvillua tepër e qetë, me raste sporadike, teksa ato pak mundësi të paraqitura ekipet nuk mundën dot t’i përkthenin në gola. Pjesa e dytë ofroi një panoramë komplet tjetër, pasi vendësit morën situatën nën kontroll.

Në minutën e 51-të Ibisevic çeli siparin e golave, duke u dhënë epërsinë të tijve. 60 sekonda më pas, Union Berlini do të merrte një tjetër goditje, ndërsa për vendasit këtë herë e gjeti rrugën e rrjetës Lukebakio. Miqtë provuan të rihapnin sfidën, por dëshira rezultoi e pamjaftueshme për ta, pasi kundërshtari kishte fituar besim absolut.

Në minutën e 61-të Cunha shënoi golin 3-të për Herthan. Vendësit, dukshëm më superiorë, u kujdesën për t’i dhënë goditjen e katërt Uninonit, teksa Boyata u përfshi në listën protagonistëve.

Rinisnja e Bundeligës e ka gjetur në formë optimale Herthan, që siguroi sukesin e dytë radhazi, ndërsa për Union Berlinin kjo ishte humbja e dytë pas karantinës.

Më shumë rreth