Everton kërkon sulmuesin e Napolit, De Laurentiis nuk ul çmimin

E Premte  22 Maj 2020 15:55 |
Everton kërkon sulmuesin e Napolit, De Laurentiis nuk ul çmimin

Hirving Lozano ishte blerja më e bujshme e Napolit verën e kaluar, me të kaltrit që paguan më tepër se 40 milionë euro që të transferojnë meksikanin, por ky i fundit nuk arriti të përshtatet dot me futbollin italian.

Largimi i Carlo Ancelottit dhe ulja në pankinë e Gennaro Gattusos,i ka mbyllur edhe më shumë hapësirat e sulmuesit meksikan, që ka trokitur në zyrat e klubit dhe ka kërkuar të largohet këtë verë.

Për Lozanon interesohen klube të shumta në Premier Leaguen angleze, me në krye Evertonin, ku është i njëjti trajner që e kërkoi te Napoli, Carlo Ancelotti, por problem mbeten pretendimet e napolitanëve.

Kjo pasi presidenti De Laurentiis e ka bërë të qartë që nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 50 milionë euro për kartonin e sulmuesit, shifër kjo që vështirë se do të mund të paguhej nga Everton, aq më tepër tani pas krizës së shkaktuar nga pandemia.

Megjithatë shanset më të mëdha janë që nëse Mertens do të vendosë të rinovojë me Napolin, vetë të kaltrit të ulin pretendimet për ta larguar sulmuesin, pasi një tjetër vit i kaluar në pankinë, do t’ia ulte edhe më shumë vlerat.

Më shumë rreth