Barcelona e gatshme të 'rrëmbejë' mbrojtësin e Ajax

E Premte  22 Maj 2020 15:57 |
Barcelona e gatshme të 'rrëmbejë' mbrojtësin e Ajax

Nicolas Tagiafico luan prej disa sezonesh si protagonist me fanellën e Ajaxit dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha europiane, ndërsa sipas mediave holandeze, pritet që këtë verë të lërë Amsterdamin.

Kjo pasi drejtuesit e klubit holandez kanë vendosur të pranojnë dëshirën e tij për t’u larguar dhe gjithashtu të përcaktojnë edhe çmimin e kartonit të tij, që do të jetë jo më pak se 22 milionë euro, shifër kjo e përballueshme për shumë skuadra.

Interi dhe Barcelona janë klubet që kanë shprehur interes më të fortë për argjentinasin, ndërsa duket se pikërisht katalanët pritet të lëvizin më shpejt, pasi duan të kompletojnë radhët e mbrojtjes dhe Tagliafico është emri i përzgjedhur.

Më shumë rreth