10 vite nga triumfi në Champions, ku janë sot heronjtë e Interit të Tripletës (FOTO)

E Premte  22 Maj 2020 16:22 |
10 vite nga triumfi në Champions, ku janë sot heronjtë e Interit të Tripletës (FOTO)

Sot 10 vite më parë Interi rikthehej të fitonte Ligën e Kampionëve pas një pritjeje prej 45 vitesh, teksa mbrëmjen e 22 majit të 2010-ës mposhti Bayernin e Mynihut 2-0 në finalen e “Santiago Bernabeut”, duke marrë trofeun e tretë sezonal, në po kaq të mundshme.

Të drejtuar nga Jose Mourinho, zikaltrit bënë një sezon thuajse të përkryer, ku vuajtën vetëm në fazën e grupeve, por më pas me një lojë racionale dhe efikase, ia dolën të shkojnë deri në finale e madje të ngrenë lart “kupën me veshë të mëdhenj”.

Kur kanë kaluar plot 10 vite nga ajo kohë, një pjesë e mirë e futbollistëve protagonistë të suksesit kanë “varur këpucët në gozhdë” tashmë dhe këtu bëjnë pjesë emra si Wesley Sneijder, Julio Cesar, Javier Zanetti, Walter Samuel, Lucio, Stankoviç, Thiago Motta, Diego Milito, Samuel Eto’o, etj.

Pjesë e skuadrës që fitoi Tripletën, kanë qenë edhe emra si Goran Pandez, që vijon akoma të luajë futboll dhe këtë sezon ka gjetur 7 herë rrugën e rrjetës me Genoan, por edhe Mario Balotelli, që atëherë shihej si një yll që do ndriçonte botën, por që pas 10 vitesh është bërë më shumë protagonist për bëmat jashtë fushe sesa në fushën e lojës.

Teknikisht aktiv është edhe Douglas Maicon, një nga protagonistët absolutë të atij suksesi, që ndonëse pa skuadër, nuk ka njoftuar akoma tërheqjen nga futbolli, ndërsa pa skuadër janë edhe Sulley Muntari e McDonald Mariga, të dy në dispozicion të Mourinhos mbrëmjen e Madridit.

Po çfarë bëjnë sot të gjithë heronjtë e Interit të Tripletës:

Julio Cesar – Studion për t’u bërë agjent futbollistësh

Francesco Toldo – Pronar biznesi dhe ambasador i Interi

Paolo Orlandoni – Trajner i portierëve te të rinjtë e Interit

Vid Belec – Portier i Apoel Nicosia

Maicon – ende aktiv, por momentalisht pa skuadër

Lucio – Sapo ka lënë futbollin

Walter Samuel – Pjesë e stafit teknik të Argjentinës

Christian Chivu – Trajner i Interit U17

Ivan Cordoba – Agjent futbollistësh, mes të cilëve i Duvan Zapatës

Marco Materrazzi – Trajner, aktualisht i papunë

Davide Santon – Mbrojtës i Romës

Lorenco Crisetig – Mbrojtës i Mirandes në Ligën e dytë spanjolle

Javier Zanetti – Zv. President i Interit

Esteban Cambiaso – opinionist televiziv

Dejan Stankovic – Trajner i Crvena Zvezdës

Thiago Motta – Trajner, aktualisht i papunë

McDonald Mariga – Mesfushor, aktualisht pa skuadër

Patrick Vieira – Trajner i Nice

Sulley Muntari – Mesfushor, aktualisht pa skuadër

Ricardo Quaresma – Sulmues, pjesë e Kasimpasa në Turqi

Amantino Mancini – Trajner, momentalisht i papunë

Wesley Sneijder – I sapo tërhequr nga futbollit

Diego Milito – Drejtor Sportiv te Racing

Samuel Eto’o – Pjesë e CAF

Goran Pandev – Sulmues i Genoas

Mario Balitelli – Sulmuesi i Brescias

David Suazo – Trajner

Jose Mourinho – Trajner i Tottenham

Më shumë rreth