Melinda Ademi e 'kall' Tiranën (VIDEO)

E Enjte  13 Shkurt 2020 20:04 |
Melinda Ademi e 'kall' Tiranën (VIDEO)

Këngëtarja e popullarizuar shqiptare, Melinda Ademi, mbrëmë (e mërkurë) ka qenë e pranishme në një mbrëmje muzikore në Tiranë.

Ajo ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme në ‘Cinco Cavalli’, ndërsa ka elektrizuar publikun me interpretimin e saj.

E njëjta mblodhi një numër të madh të pranishmëve dhe kjo vërehet më së miri në postimet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.

Me paraqitjen e mrekullueshme skenike, 24-vjeçarja arriti të rrëmbejë vëmendjen e gjithë publikut.

Duke interpretuar hitet e saj, audienca nuk mungoi me brohoritje të shumta krah këngëtares.

Melinda vazhdon të dëshmojë se është një prej artisteve më të kërkuara në treg, e cila është prezente thuajse në çdo vend jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.

Sa i përket projekteve muzikore, Ademi është akoma duke e shijuar sukesin e projektit “Karma” që momentalisht numëron afro tetë milionë shikime në YouTube. 

Më shumë rreth