Xhafer Tahiri flet pas rastin e dytë të prekur nga koronavirusi në Vushtrri

E Mërkure  25 Mars 2020 19:57 |
Xhafer Tahiri flet pas rastin e dytë të prekur nga koronavirusi në Vushtrri

Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka folur pas rastit të dytë të prekur nga kjo Komunë me virusin Covid 19.

Tahiri bëri të ditur se pacientja ka qenë kontakt/ familjare me pacienten e parë, është e gjinisë femërore e lindur në vitin 1976.

Ja postimi i plot i Tahirit.

Qytetarë të dashur të Vushtrrisë,

Sonte është konfirmuar rasti i dytë me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë. Pacientja ka qenë kontakt/ familjare me pacienten e parë, është e gjinisë femrore e lindur në vitin 1976.

Nga data 19.03.2020, pacientja çdo ditë është përcjellë nga IRSHP Mitrovicë dhe stafi i QKMF-së në Vushtrri. Pacientja dhe familja e saj kanë qenë në vet izolim. Po ashtu nga data 19.03.2020, janë gjurmuar kontaktet e pacientes dhe janë udhëzuar të vet izolohen. Sot janë marrë mostrat edhe për kontaktet tjera brenda kësaj familje ndërsa rezultatet dalin nesër.

Në këto momente jo të lehta, ne qëndrojmë afër me familjen Selaci. Shtabi Komunal emergjent dhe vullnetarët do ti ofrojnë krejt asistencën e nevojshme brenda mundësive dhe kapaciteve tona familjes Selaci.

Ftoj qytetarët që të rrinë në shtëpi, pa panik por me kujdes të ruajmë vehten dhe familjet tona nga ky virus. Mos ke frikë, Zoti është me ne!

Me respekt,
Xhafer Tahiri
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë

Më shumë rreth