Veseli: Të rreptësohen masat ligjore kundër atyre që ushtrojnë dhunë ndaj grave

E Premte  22 Maj 2020 17:26 |
Veseli: Të rreptësohen masat ligjore kundër atyre që ushtrojnë dhunë ndaj grave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka vizituar sot Qendrën për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzor.

Ai e ka bërë këtë vizitë për t’u interesuar për fenomenin shqetësues të dhunës ndaj grave që është shtuar gjatë pandemisë.

Ai tha se duhet të rreptësohen masat ligjore kundër shkaktarëve të dhunës ndaj grave dhe të rritet sensibilizimi qytetar.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

Sot vizitova Qendrën për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, për t’u interesuar për fenomenin shqetësues të dhunës ndaj grave që u shtua gjatë pandemisë si dhe për të shprehur vlerësimin e mirënjohjen për kontributin e madh që jep kjo qendër.

Ne, të gjithë, duhet të shtojmë solidaritetin e kujdesin për viktimat e dhunës si dhe të bëjmë thirrje ndaj institucioneve shtetërore për më shumë vëmendje për gratë e kërcënuara nga dhuna. Po ashtu duhet të rreptësohen masat ligjore kundrejt shkaktarëve të dhunës ndaj grave dhe të rrisim sensibilizimin qytetar për të parandaluar dhe denoncuar çdo formë të dhunës. 

Më shumë rreth