Të rejat nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali – 636 të vdekur, ka rënie të rasteve në intensivë

E Hëne  06 Prill 2020 18:22 |
Të rejat nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali – 636 të vdekur, ka rënie të rasteve në intensivë

 

Situata në Itali po vazhdon të përmirësohet, për të tretën ditë radhazi.

 
Të rejat e fundit nga Italia, lidhur me situatën e pandemisë Covid19, lënë të kuptohet se piku i të prekurve dhe viktimave në këtë vend i përket të kaluarës.

Sipas statistikave të publikuara sot, në Itali shënohen 636 viktima në 24 orët e fundit, si dhe 1022 të rikuperuar.

 
1941 raste të reja janë të konfirmuara me koronavirus, duke bërë që në total numri të shkojë në 93187.

Shtuar numrat e 24 orëve të fundit, në Itali tashmë numërohen 16523 viktima dhe 22837 të shëruar.

Kurse, numri i rasteve për intensivë, është në rënie për të tretën ditë radhazi

Më shumë rreth