Nju Jorku planifikon t’i varrosë viktimat e koronavirusit në llogore

E Hëne  06 Prill 2020 19:25 |
Nju Jorku planifikon t’i varrosë viktimat e koronavirusit në llogore

Nju Jorku do fillojë që përkohësisht t’i varrosë trupat e vdekur nga koronavirusi në llogoret e parqeve publike, me kapacitet prej 10 arkivolesh, nëse numri i të vdekurve vazhdon të rritet.

 
Njoftimin e bëri të ditur nga këshilltari politik, Mark Levine, i cili tha se varrimi i trupave do bëhet në mënyrë të dinjitetshme.

Tutje, Levine e quajti vendimin si të përkohshëm, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

 
Ai tha se ekzaminuesit mjekësor po përballen me 10 herë numër më të madh të viktimave sesa në kohën e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Vdekjet në Nju Jork nga COVID-19 kanë arritur në më shumë se dy mijë. Një rritje e mëtutjeshme pritet të ndodh këtë javë, e cila është paralajmëruar nga Trump si një nga javët e vështira që do kalojnë SHBA-të.

Më shumë rreth