Nga e marta ndryshim drastik i motit, temperatura deri në 20 gradë

E Diel  05 Prill 2020 18:35 |
Nga e marta ndryshim drastik i motit, temperatura deri në 20 gradë

Nga e marta e javës së ardhshme, në Kosovë, do të këtë mot pranveror.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga java tjetër në Kosovë temperaturat do të shkojnë deri në 20 gradë Celsius.

“Dita e hënë do të vijoj me mot të vranët dhe vende–vende me riga lokale shiu. Gjatë ditës parashihet të ketë intervale me diell. Nga dita e martë dhe tutje, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe ngritje të temperaturave. Kjo situatë e mirë e motit do të na shoqëroj gjatë gjithë javës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius. Indeksi UV nga dita e martë do të jetë i lartë. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.

Më shumë rreth