Mustafa thirrje bujqve: Mos pranoni që zyrtarët e MBPZhR-së të ju plotësojnë aplikacionet!

E Hëne  06 Prill 2020 19:00 |
Mustafa thirrje bujqve: Mos pranoni që zyrtarët e MBPZhR-së të ju plotësojnë aplikacionet!

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, përmes një postimi u ka bërë thirrje bujqevë që mos të pranojnë që zyrtarët e kësja ministri të ia plotësojnë aplikacionet.

” Për të ndaluar konfliktin e interesit dhe mundësitë e keqpërdorimeve si dhe për të rritur transparencën, mbrojtjen e të drejtave të bujqve dhe trajtimin e barabartë të tyre, kam nxjerrë sot vendim që u ndalon të gjithë zyrtarëve të MBPZhR-së në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të marrin pjesë në përgatitjen e aplikacioneve, apo pjesëve të aplikacioneve, për bujqit që aplikojnë për grante dhe subvencione nga kjo ministri për vitin 2020″, shkruan Mustafa.

Ai tutje thotë se të gjithë zyrtarët e MBPZhR-së, tash e tutje, janë të obliguar që të nënshkruajnë deklaratë nën betim për evitim të konfliktit të interesit dhe vet që vet ai e ka nënshkruar i pari deklaratën.