Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit investon 2 milion euro në Vushtrri

E Premte  22 Maj 2020 22:11 |
Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit investon 2 milion euro në Vushtrri

Afër 2 milion € investime janë investuar në dy projekte në Vushtrri nga Ministria e Infrastrukturës, shkruan Portali.info.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një njoftimi në Facebook, ku bëri të ditur se këto projekte përfshijnë, rregullimin e shtratit të Lumit Silnica, si dhe kyçjet individuale në ujësjellës.

Postimi i plotë i tij:

Afër 2 milion € investime në Vushtrri nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit në 2 projekte:
- Rregullimi i Shtartit të Lumit Silnica
- Kyçjet individuale në ujësjellës
Dua të falënderoj Ministrin z. Lumir Abdixhiku për përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë.