“Krimi as nuk falet, as nuk harrohet”, Xhafer Tahiri përkujton 68 civilët e vrarë nga forcat serbe në Vushtrri

E Premte  22 Maj 2020 15:34 |
“Krimi as nuk falet, as nuk harrohet”, Xhafer Tahiri përkujton 68 civilët e vrarë nga forcat serbe në Vushtrri

Kryetari i Vushtrrisë , Xhafer Tahiri ka kujtuar 68 civilët e pafajshëm të vrarë nga forcat militare dhe paramilitare serbe në qytetin e Vushtrrisë, dhe ishin varrosur në Batajnicë të Beogradit, shkruan Portali.info.

Tahiri kërkon drejtësi për krimet e kryera, pasi deri më tani askush nuk është dënuar për këtë krim.

Postimi i plotë i tij:

22 Maji 1999, shënon ditën e dhimbjes së madhe për qytetin e qytetarët e Vushtrrisë. 68 civil, gra, burra e fëmijë, të pafajshëm u vranë nga forcat militare e paramilitare serbe vetëm se ishin shqiptar. Asnjë i dënuar për këtë krim, vendi ku ishte fshehur ky krim, ku ishin varrosur këto viktima e qindra të tjera, në Batajnicë të Beogradit po shëndrrohet në “tokë të shenjtë” për të ndërtuar Kishë. Pra ky krim në Vushtrri as nuk falet e as nuk harrohet. Kërkojmë drejtësi!