“Kopja” e Albin Kurtit flet si kryetar i VV-së, plas gallata në rrjetet sociale (VIDEO)

E Mërkure  25 Mars 2020 19:12 |
“Kopja” e Albin Kurtit flet si kryetar i VV-së, plas gallata në rrjetet sociale (VIDEO)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ka mbajtur një fjalim emocional, duke imituar liderin e tij, Albin Kurtin, teksa po e kundërshtonte mocionin e iniciuar nga LDK-ja për rrëzimin e Qeverisë, shkruan Insajderi.

Ai ka akuzuar deputetët e Vetëvendosjes, madje, duke iu thënë se nuk i meritojnë as fyerjet e aktivistëve dhe deputetëve të Vetëvendosjes.

“Selmanaj që nuk qëndroi në seancë i akuzoi aktivistët tanë kinse për ofendime, jo more jo, dua t’i them deputetit në fjalë me veprimet e fundit politike tuaja, ju nuk jeni të denjë as për fyerjet tona. Qytetarë të Kosovës që dinjitetshëm qëndroni në shtëpitë tuaja për një republikë qytetare, është pikërisht në kohë krizash, kur ne e kuptojmë me së miri rëndësinë e organizimit shoqëror të quajtur shtet”, tha ai.

Ai tha akuzoi udhëheqjen e njëzet vjetëve të kaluara.

“Po jetojmë sot një ditë kur fjalët e shumta nuk kanë më kuptim, mungesa e dinjitetit njerëzor në njërën anë, e papërgjegjshmëria kulmore politike në anën tjetër karshi qytetarëve, jetës dhe shëndetit të tyre po na shfaqet katërcipërisht. Sikur asnjëherë më parë, e sikur askund tjetër në botë regjimi i vjetër është ribashkuar në kohë pandemie në një aleancë të re për ta përbaltur vullnetin qytetarë të grave dhe burrave të lira të kësaj republike, vullnet ky që ishte kryefjala e zgjedhjeve të 6 tetorit”, theksoi ai.

Madje, deputeti imitues i Kurtit, iu tha deputetëve të LDK-së që do të shihen në finale.

“Me besim e përkushtim qytetarë për Kosovën duhet ta zgjedhim përpjekjen përballë dorëzimin, shpëtimin e shtetit e shoqërisë përballë shpërbërjes e ikjes. Sot si kurrë më parë është jetike, përballë këtyre sulmeve në njërën anë nga LDK e tjetrën nga PAN-i të rreshtohemi përkrah një lëvizje dhe një lideri politik, VV-së dhe Albin Kurtit. Të gjithë bëhuni bashkë, sepse ju presim në mejdani e demokracisë, aty ku qytetarët do tua japin gjykimin qytetarë, shihemi në finale”, tha Gjyshinca. 

E fjalimi i tij po merr shumë reagime qesharake në rrjetet sociale:

Më shumë rreth