Klina kërkon të largohet nga karantina

E Hëne  06 Prill 2020 18:21 |
Klina kërkon të largohet nga karantina

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj po vlerëson se qeveria në detyrë do të duhej ta largonte nga karantina komunën që ai drejton. Sipas tij, me shuarjen e vatrës së parë në Klinë dhe moskonfirmimit të rasteve të tjera, ekzekutivi do të duhej të shqyrtonte këtë kërkesë.

Krahas kësaj, Elezaj u shpreh se gjitha masat preventive të ndërmarra nga niveli qendror po respektohet në Klinë.

 “Në Klinë tani gjendja është e qetë, po thuajse nuk ka qytetarë të konfirmuar me koronavirus dhe vatra e cila ka qenë e para në Kosovë është shuar. Tani jemi të disiplinuar duke ecur në ditët në vijim”, thotë ai.

I pari i komunës së Klinës, thotë se qytetarët tani duhet të ruhen nga komunat fqinje që janë të prekura me Covid-19.

 
“Nga ana ime e vlerësimit edhe jam i bindur që ish dashur me u largu karantina. Mirëpo ne tani jemi pa koronavirus në komunën e Klinës, derisa komunat për rreth janë të gjitha të prekura. Malisheva, Gjakova, Peja të gjitha kanë raste të shumta. Është në interes të qytetarëve që të ruhemi tani ndaj komunave fqinje”, thotë ai.

Derisa thotë se janë furnizuar me masat mbrojtëse për të ballafaquar me virusin Korona.

“Tani kemi marrë të gjitha masat dhe me mjete vetanake jemi duke u furnizuar me masa mbrojtëse dhe të gjitha ato që na duhet për të tejkaluar këtë situatë”, thotë ai.

Klina është njëri ndër qytetet e para që është prekur me pandeminë Covid 19, por që shtetasja e huaj që punonte në k ëtë komunë, së fundi ka rezultuar negativ me koronaviurs

Më shumë rreth