Haziri: Vetëm zbardhja e rrethanave të vdekjes së Agonit sjell paqe në familjen e të ndjerit dhe në komunën tonë

E Hëne  04 Maj 2020 11:49 |
Haziri: Vetëm zbardhja e rrethanave të vdekjes së Agonit sjell paqe në familjen e të ndjerit dhe në komunën tonë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka kërkuar nga organet e rendit që t’i zbardhin rrethanat e vdekjes së 26 vjeçarit nga Komuna e Gjilanit, që kishte qenë duke qëndruar në konvikte në karantinë, raporton Gazeta Express.

“Dhimbja e madhe në rastin e njoftimit që një djalë i ri nga komuna jonë që është kthyer nga Gjermania me kërkesën e familjes, është njohur si djalë i jashtëzakonshëm. Kërkojmë ëq rasti të zbardhet deri në fund, të na jepet paqe neve dhe qytetarëve të Gjilanit. Ja kemi për obligim familjes, vetvetes dhe çdo njeriu që është tronditur nga akti i rëndë”, ka thënë Haziri.

Ai ka kërkuar që ky rast të mos politizohet, derisa ka përmendur edhe rastin e një të riut nga Gjilani që ka ndërruar jetë në Burgun e Dubravës.

“Duke mos e politizu, duke mos lënë në asnjë mënyrë të lakohet emri i tij për motive tjera ne kërkojmë vetëm instrumente ligjore. Ne kemi kërkuar edhe hetime për vetëvrasjen e një të riut të Gjilanit në Burgun e Dubravës që të zbardhet.  Me këtë rast duhet të merren organet e drejtësisë”, ka thënë Haziri.

“Insistoj edhe njëherë që organet me zbardhë rastin, përmes hetimeve të institucioneve e kthen paqen në familje dhe te ne edhe te Agoni që ka kalu në amshim, kjo është rruga e vetme. Insistoj me cdo kusht, sepse ne kemi me obligim të jemi krah qytetarëve dhe kjo nuk do të thotë që kemi me u largu, edhe në periudhën post pandemike deri në ditën kur të jemi të bindur pas raportit të obduksionit nuk do të ndalemi”, ka thënë ai.

Më shumë rreth