Gjilani ndihmon Vitinë me rroba mbrojtëse kundër Covid-19

E Enjte  19 Mars 2020 18:11 |
Gjilani ndihmon Vitinë me rroba mbrojtëse kundër Covid-19

Komuna e Gjilanit i ka dalë në ndihmë Vitisë në kohën kur kjo komunë është vendosur në karantinë tash e një javë, pasi disa qytetarë të saj kanë dalë pozitivë me koronavirusin Covid19.

Donacionin me rroba mbrojtëse ia ka dorëzuar sot kryetarit të Vitisë, Sokol Haziri, nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili tha se kjo është më e pakta që mund të bëjnë.

“Është më shumë solidaritet i kryetarit Haziri me Komunën e Vitisë. Kjo është një mbështetje simbolike, por është një dëshmi se ne jemi bashkë në përballimin e situatës në parandalimin e përhapjes së Covid19. Lutemi që së shpejti situate të normalizohet”, tha Ismajli.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, shprehur mirënjohje për ndihmën e ofruar, duke potencuar nevojat e shumta, sidomos për rrobat mbrojtëse në këtë kohë kur vendi po përballet me një gjendje emergjente të shëndetit publik.

“Koronavirusi nuk pyet për kufij, andaj e gjithë Anamorava jemi bërë bashkë për ta luftuar këtë sëmundje globale. Gjilani ka qenë me neve vazhdimisht për këtë javë sa po përballemi me karantinë, andaj shpresojmë t’ua kthejmë me të mira këtë mbështetje të madhe nga ana e kryetarit Lutfi Haziri, nënkryetarit dhe të tjerëve”, tha kryetari i Vitisë.

Më shumë rreth