Doktoresha Dafina Krasniqi ndihmon me pako ushqimore familjet në nevojë

E Premte  22 Maj 2020 15:54 |
Doktoresha Dafina Krasniqi ndihmon me pako ushqimore familjet në nevojë

Afrimi i një feste si festa e Bajramit, simbolizohet në mënyrë të veçantë me ofrimin e diçkaje, sado modeste, për ata që kanë më pak. 

Doktoresha Dafina Krasniqi, ka ndarë disa pako ushqimore te familjet në nevojë, shkruan Portali.info.

"Mjafton një buzëqeshje ta shohësh te këto familje për të cilat i ndajta disa orë nga dita ime e stërngarkuar dhe me pako ushqimore për të shkuar tek njerëzit në nevojë dhe për tu dhënë atyre disa çaste lumturie. Ka disa emocione të cilat nuk përshkruhen me fjalë andaj askush nuk është varfëruar nga bamirësia. Çdo kontribut i joni së bashku bën të mundur ndryshimin e jetës së një njeriu", ka thënë dr.Dafina Krasniqi.

Ajo ka falenderuar publikisht ata që e kanë përkrahur për t'i ndihmuar këto familje në Komunën e Fushë Kosovës dhe Prishtinës.

Në fund, doktoresha ka falenderuar Spitalin Amerikan, depon farmaceutike 'Sante Farm', barnatoren 'Joni' dhe Mango Express për mbështetjen. /PORTALI.info











Më shumë rreth