Deputeti i VV-së: Po të ishte Isa Mustafa në Qeveri edhe atë do ta shkarkonim

E Mërkure  25 Mars 2020 19:05 |
Deputeti i VV-së: Po të ishte Isa Mustafa në Qeveri edhe atë do ta shkarkonim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, ka thënë se do ta shkarkonin edhe Isa Mustafën po të ishte në qeveri.

Basha këtë e ka thënë përderisa komentonte sesi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pa qenë pjesë e qeverisë kishte kërkuar të shpallej gjendja e jashtëzakonshme.

“Me pas pasë edhe Isa Mustafën edhe ata ua kishim shkarkuar, ju kishim shliruar edhe prej tij. Ju kishim shpëtuar juve me plot arsye”, ka thënë Basha.

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës aktualisht është duke u mbajtur seanca e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, e cila është inicuar nga LDK-ja pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm.

Më shumë rreth