Daut Haradinaj ia ‘shtin flakën’ duhanit brenda parlamentit

E Mërkure  25 Mars 2020 21:31 |
Daut Haradinaj ia ‘shtin flakën’ duhanit brenda parlamentit

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Përderisa deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ishte duke folur, prapa tij është parë shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Daut Haradinaj duke konsumuar cigare, shkruan Portali.info.

Me rregull, pirja e duhanit është e ndaluar brenda parlamentit, por si duket kjo nuk i ka lënë përshtypje Haradinajt. /PORTALI.info

 

Më shumë rreth